
Një vajzë nga Ferizaj ka mbetur shtatzënë si pasojë e trafikimit gjatë muajit shkurt deri në nëntor, njofton Insajderi.
Dyshohet se viktima e trafikimit është me aftësi të zvogëluar mendore, ndërsa është trafikuar nga persona të ndryshëm në lokacione të ndryshme.
Për këtë rast, policia njofton se një person është arrestuar duke u dërguar në mbajtje, ndërsa gjashtë të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë krim, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Ferizaj Shkurt-Nëntor 2020 – NN.Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti kishte shfrytëzuar dhe manipuluar viktimën f/k (me aftësi të zvogëluar mendore), duke e trafikuar me persona të ndryshëm, në lokacion të ndryshme. Lidhur me rastin, janë shoqëruar edhe gjashtë të dyshuar meshkuj, pesë m/k dhe një shtetas i R. Shqipërisë, nën dyshimin për shërbime seksuale të viktimës së trafikuar. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në QPS Ferizaj dhe është vërtetuar se është me barrë (shtatzënë). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa gjashtë të dyshuarit e shoqëruar janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com