
Bashkë-udhëheqësi i exit-pollit “Klan Kosova dhe Gani Bobi”, Baton Haxhiu ka thënë se janë vërejtur “lëvizje interesante” të votimeve në tri komuna.
Dy komunat ku është vërejtur lëvizje më e madhe e elektoratit, sipas Haxhiut, janë Prishtina dhe Mitrovica.
Haxhiu ka thënë se lëvizje të votuesve ka pasur edhe në Komunën e Rahovecit.
“Është interesant se kemi bërë tri matje, dhe të gjitha matjet e kanë pasur një lëvizje interesante… e sidomos lëvizje ka pasur Prishtina, Mitrovica dhe deri dikund Rahoveci. Të gjitha komunat e tjera kanë qenë stabile gjatë gjithë ditës. Pra, nuk ka lëvizur trendi i frymës që është krijuar”, deklaroi Haxhiu. /Insajderi.com