Udhëheqësit më të lartë fetarë kujtojnë Hokaustin – në mesin e tyre edhe ish-myftiu, Rexhep Boja

Udhëheqësit më të lartë fetarë kujtojnë Hokaustin – në mesin e tyre edhe ish-myftiu, Rexhep Boja

Udhëheqësit më të lartë fetarë bashkërisht kanë shënuar 75 vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit të Aushvicit në Poloni.

Në mesin e figurave më të larta fetare ishte edhe ish-myftiu i Kosovës, Rexhep Boja, i cili ishte edhe ambasador në Emeriatet e Bashkuara Arabe, shkruan Insajderi

Ceremonia përkujtimore në Jerusalem, mbahet në kohën kur sulmet kundër hebrenjëve kanë shënuar rritje në Evropë dhe në mbarë botën.

Më shumë se 1 milionë njerëz, shumica e tyre hebrenj, u vranë në kampin e përqendrimit Aushvic-Birkenau gjatë okupimit të Polonisë nga Gjermania naziste.

Gjashtë milionë hebrenjë u vranë gjatë Holokaustit.