
Shtatë persona që kanë shpëtuar nga aksidenti tragjik i autobusit në Bullgari, janë dërguar në Spitalin Pigorov në Sofje për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe se janë jashtë rrezikut për jetë, transmeton Insajderi.com.
Sipas raportimeve në media, personat e dërguar në Spital janë një vajzë 17-vjeçare dhe gjashtë persona tjerë të moshave më të rritura, raporton NOVA.rs.
Ndryshe, në orët e para të së martës një autobus me targa të Maqedonisë Veriore është aksidentuar në Bullgari, afër fshatit Bosnek të Sojes, ku mbetën të vdekur 46 persona.
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se viktimat e këtij aksidenti janë shqiptarë të Maqedonisë Veriore./Insajderi.com