Udhëtarët që u dërguan në spital nga aksidenti në Bullgari janë jashtë rrezikut për jetë

Udhëtarët që u dërguan në spital nga aksidenti në Bullgari janë jashtë rrezikut për jetë

Shtatë persona që kanë shpëtuar nga aksidenti tragjik i autobusit në Bullgari, janë dërguar në Spitalin Pigorov në Sofje për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe se janë jashtë rrezikut për jetë, transmeton Insajderi.com.

Sipas raportimeve në media, personat e dërguar në Spital janë një vajzë 17-vjeçare dhe gjashtë persona tjerë të moshave më të rritura, raporton NOVA.rs.

Sipas doktoreshës, Maja Argirova në Klinikën e Spitalit të Djegieve në Institutin Mjekësor, nuk ka asnjë rrezik për jetën e të plagosurve.

Ndryshe, në orët e para të së martës një autobus me targa të Maqedonisë Veriore është aksidentuar në Bullgari, afër fshatit Bosnek të Sojes, ku mbetën të vdekur 46 persona.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se viktimat e këtij aksidenti janë shqiptarë të Maqedonisë Veriore./Insajderi.com