Ujësjellësi në Deçan funksionalizohet sot, Ramosaj ka një apel për qytetarët

Ujësjellësi në Deçan funksionalizohet sot, Ramosaj ka një apel për qytetarët

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se nga sot, e martë, do të funksionalizohet ujësjellësi në këtë komunë, përcjell Insajderi.

Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Deçanit të zbatojnë kriteret e poshtëshënuara për përdorimin e ujit.

“1. Uji të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare!

  1. Uji për nevoja të amvisërisë rekomandohet të përdoret vetëm pasi të vlohet!

Këto kritere zbatohen deri në një vendim tjetër”, ka shkruar Ramosaj në Facebook./Insajderi.com

No photo description available.