Sipas një komunika" />

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka një njoftim për konsumatorët

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka një njoftim për konsumatorët

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, ka dënuar ndërhyrjet e paautorizuara në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit pa njoftuar ujësjellësin.

Sipas një komunikate drejtuar mediave, “KRU”, ka thënë se një veprim i tillë mund ta çrregulloj sistemin dhe shpërndarjen e barabartë të ujit të pijshëm për konsumatorët, transmeton Gazeta Insajderi.

“Kërkojmë nga Operatorët ekonomik, si KEK-u, KEDS-i, PTK, NP Termokos, që nëse gjatë kësaj periudhe e kanë të domosdoshme intervenimet në rrjetin e tyre , kërkojmë që të njoftojnë paraprakisht KRU”Prishtina” , ngase po hasim në probleme, e sidomos kur bëhet fjalë për intervenimet që si shkak mund të ndodhë ndërprerja e energjisë elektrike e që mund të çrregullojë në masë sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm, rast konkret në lagjen Mati 1 në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e tyre.