Sipas një njoftimi drejtuar medieve, KRU “Prishtina”, thotë se është krijuar një huti tek qytetarët si pasojë e disa deklaratave jozyrtare në lidhje më këtë çështje.
“Deri më tash, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” nuk ka asnjë kërkesë zyrtare nga Qeveria e Republikës së Kosovës për mos pagesë të shpenzimeve të ujit nga qytetarët. Si rrjedhojë, kërkojmë nga ju që të vazhdoni të bëni pagesën e shpenzimit të ujit ngase këto do të i ndihmonin Ujësjellësit Prishtina që të ketë një likuiditet financiar dhe të vazhdojë të punoj për një furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit”, thuhet në këtë njoftim, transmeton Gazeta Online Insajderi.
Gjithashtu, “Prishtina” ka bërë disa rregullim në sistemin elektronik të pagesave ku secili konsumatorë mund të qaset përmes E-banking dhe të bëjë pagesën e faturës së ujit dhe kanalizimit dhe jemi në konsultim me Ndërmarrjen Publike, Posta e Kosovës, e cila do të ofroëj mundësinë që pagesat e ujit të bëhen edhe përmes arkave mobile, të cilat do të vendosen në secilën komunë, për ata konsumatorë të cilët nuk mund të kenë qasje në sistemin elektronik të pagesave për arsye të ndryshme.
“Përfundimisht, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” u bën thirrje publike të gjithë konsumatorëve që sipas mundësive që kanë aktualisht, të bëjnë shlyerjen e obligimeve mujore që të na mundësojnë një funksionim normal dhe një furnizim të rregullt me ujë të pijshëm”, thuhet tutje në këtë njoftim./Insajderi.com/