Ujkije Kolusha në gjendje të rëndë nga Leukemia Akute – familja kërkon ndihmë për shërim

Ujkije Kolusha në gjendje të rëndë nga Leukemia Akute – familja kërkon ndihmë për shërim

Familja Kolusha po kërkon ndihmë për ta shpëtuar anëtaren e tyre të familjes, Ujkije Kolusha, e cila vuan nga Leukemia Akute.

Ministria e Shëndetësisë ka kontribuuar me 30 mijë euro, por shërimi i plotë i Ujkijes kushton 150 mijë euro – shumë të cilën familja Kolusha nuk mund ta përballojë dot e vetme.

Atyre u janë vënë në ndihmë edhe organizata Humanity First.

Ujkija u diagnostikua me Leukemi Akute këtë muaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Familja tani po kërkon që kushdo që ka mundësi t’u ndihmojë në këto kohë të vështira për ta.

Numrat e xhirollogarive bankare ku mund ta ndihmoni shërimin e Ujkije Kolushës i gjeni më poshtë.