Së paku 12 copë dele kanë ngordhur pasi janë sulmuar nga një ujk të mërkurën mbrëma në Strellc të Epërm.
Komuna e Deçanit njofton se ujqit kanë sulmuar kopenë e deleve të fermerit Ramë Mujaj, përcjell Insajderi.
“Është hera e parë që sulmohet në masë kaq të madhe kopeja e deleve në këto anë është edhe trishtueshëm”, tregon pronari i kësaj ferme.
Ai dyshon se nuk ka qenë vetëm një ujk që ka mundur t’i mbys delet.
“Drejtori e Bujqësisë bashkë më inspektorin komunal kanë dal sot në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se kjo kope është sulmuar nga ujku”, thuhet në njoftimin e komunës.
Pronari i kësaj ferme Ramë Mujaj ka tërhequr vërejtjen fermerëve tjerë që të kenë kujdes me kafshët që kullosin sepse “ujku tashmë e ka të njohur ketë teren dhe mund t’i sulmojë edhe kopetë tjera që ka ky fshat”./Insajderi.com