Uk Lushi-Kurtit: Burrat dhe gratë e guxishme kishin emrin UÇK, mos hezito ta thuash

Uk Lushi-Kurtit: Burrat dhe gratë e guxishme kishin emrin UÇK, mos hezito ta thuash

Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ish-ushtari i Batalionit Atlantiku, Uk Lushi, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë së premtes, në një postim në Twitter, ka përkujtuar Betejën e Koshares, por nuk kishte përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, njofton Insajderi.

Kurti kishe shkruar se në këtë betejë “burra dhe gra të guximshme dhanë gjithçka që të mund të jetonim të lirë”.

Në postimin e tij ka ndërhyrë Lushi i cili i është drejtuar kryeministrit me fjalët: “z. Kryeministër Albin Kurti, ‘burrat dhe gratë e guximshme’ s’janë të paemër, e kishin një emër: UÇK”.

Sipas tij, Kurti nuk duhet të hezitojë ta thotë dhe ta nderojë emrin e UÇK-së.

“Mos hezito që ta thuash, ta shkruash dhe ta nderosh EMRIN TONË MË KRENAR. Ne nuk ishim burra e gra të paemër. Ne ishim Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK”./Insajderi.com