Uka: Kualiteti i arsimit në Kosovë ka prekur fundin, dikush paska zgjedhur të merret me mbulesën e nxënëseve

Uka: Kualiteti i arsimit në Kosovë ka prekur fundin, dikush paska zgjedhur të merret me mbulesën e nxënëseve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka reaguar ndaj ngjarjes që ndodhi ditë më parë, kur disa nxënëse nuk u lejuan të regjistrohen në njërën nga shkollat e mesme në Kosovë, me arsyetimin se kishin shami mbi kokë.

Uka ka thënë në një vend ku kualiteti i arsimit ka prekur fundin, dikush ka zgjedh të merret me mbulesën e nxënësve.

Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se Kosova është një vend ku poshtërohemi në testet e PISA-s, lexohet pak e kuptohet edhe më pak.

“Por, në vend të adresimit të këtyre problemeve, dikush paska zgjedhur që të merret me mbulesën dhe të shkel me të dyja këmbët në të drejtat e vajzave në Kosovë.
Pra, më e rëndësishme na qenka çfarë ke mbi kokë se sa në kokë! Kjo është thjeshtë e turpshme dhe e papranueshme”,ka shkruar Uka.

Postimi i plotë i tij:

Kualiteti i arsimit në Kosovë ka prekur fundin,

poshtërohemi në testet e PISA-s,

lexohet pak e kuptohet edhe më pak,

përdoren metoda të vjetra e mësohet përmendësh,

nxënësit etiketohen dhe ngacmohen,

dhuna e rrethon shkollën.

Por, në vend të adresimit të këtyre problemeve, dikush paska zgjedhur që të merret me mbulesën dhe të shkel me të dyja këmbët në të drejtat e vajzave në Kosovë.

Pra, më e rëndësishme na qenka çfarë ke mbi kokë se sa në kokë!

Kjo është thjeshtë e turpshme dhe e papranueshme. /Insajderi.com