Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, përveçse e ka kritikuar Qeverinë Hoti, ai ka shfrytëzuar rastin që edhe të ironizojë pak me kryeministrin Hoti, njofton Insajderi.
Në edicionin Speciale në Klan Kosova, Uka ka thënë se “ky kryeministër, nuk është ai i njëjti, ka pas fjalë tjera para një muaji, dhe tash ka fjalë dhe veprime tjera”.
“Nuk e di a është i njëjti, apo na e kanë ndërruar në aeroplan gjatë kthimit nga ShBA-ja”.
Tutje i pyetur se si i sheh ai dhe Vetëvendosje deklarimet e kryeministrit Hoti se nuk ka korrupsion në qeveri? – Uka është përgjigjur përsëri me gjysmë ironie duke thënë, “është ngutur kryeministri si zakonisht”.
“Ka dëshirë kështu kryeministri”, ka përfunduar Uka./Insajderi.com