Ukë Rugova, djali i ish-kryetari të LDK-së dhe presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, është shfaqur në punimet e Kuvendit të nëntë zgjedhor të LDK-së.
Rugova i cili dikur ka qenë deputet në Kuvend e Kosovës, ka folur rreth kandidaturës për të parin e LDK-së, ku nuk ka dashur të shprehet se ka ndonjë preferencë se kush do të vije në krye të parisë, shkruan Gazeta Insajderi.
“Të shohim tash se si do të rrjedh besojë se dot ë jetë kandidatura për kryetar të LDK-së. Te shohim kur të hyjmë brenda vendosim”, ka thënë Rugova.
Mirëpo Rugova kur është pyetur për gjuajtjet me karrige që kanë ndodhur në disa nëndegë të LDK-së, ka thënë se ky fenomen e LDK-së është ka qenë pjesë e garës demokratike.
“Ka qenë pjesë e garës demokratike”, ka thënë shkurt Rugova. /Insajderi.com