Ukraina siguron Serbinë se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës

Ukraina siguron Serbinë se nuk do të njohë pavarësinë e  Kosovës

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Ivanna Klympush-Tsintsadze, u takua sot me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeperlamentaren e Serbisë, Maja Gojkoviq.

Gjatë takimit me Vuçiç, sipas zyrës për shtyp të Kryeministrit të Serbisë, Klympush-Tsintsadze sot kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, ndërsa kryeministri serb theksuar se shpreson në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike duke shtuar se këtë vit është rritur shkëmbimi tregtar midis Serbisë dhe Ukrainës, por është i pamjaftueshëm duke pasur parasysh potencialin ekonomik të të dy vendeve.

Bashkëbiseduesit kanë theksuar nevojën e nënshkrimit të marrëveshjes për tregti të lirë, ndërsa zëvendëskryeministrja ukrainase uroi fitoren kryeministri Vuçiq në zgjedhjet parlamentare dhe hapjen e kapitujve në procesin e integrimit evropian.

“Ukraina dhe Serbia kanë të njëjtin qëllim, i cili është anëtarësimi në BE”, tha Klympush-Tsintsadze dhe theksoi “rëndësinë e mbështetjes reciproke në rrugën evropiane”.

Vuçiç dhe Klympush-Tsintsadze u pajtuan se është e rëndësishme që udhëheqja e Serbisë dhe Ukrainës të mbështesin integritetin territorial të njëri-tjetrit, njofton mediumi nga Maqedonia, Shenja, duke cituar mediumin AA.

Me këtë rast Tsintsadze konfirmoi qëndrimin e Ukrainës në lidhje me mosnjohjen e pavarësisë së Ëës dhe shprehu shpresën se të gjitha marrëveshjet në dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, duke përfshirë edhe fromimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të zbatohen.