
Neuropsikiatëri, Jusuf Ulaj sot në ditën botërore të shëndetit mendor ka dhënë një këshillë se si mund ti ndihmoni vetës dhe shumë personave tjerë që për shkak të stigmës vuajnë dhe nuk kërkojnë ndihmë.
Sipas Ulaj, duke folur haptas për shëndetin mendor, duke treguar përvojën tuaj si dhe duke u konsultuar me punëtorët e SHM ju mund të bënë më të mirë për veten dhe për rrethinë.
“Sot është dita botërore e shëndetit mendor (SHM).Folni haptas për te, sepse kështu i ndihmoni vetës e shumë personave tjerë që për shkak të stigmës dhe mospranimit nga rrethi, tërhiqen, vuajnë dhe nuk kërkojnë ndihmë profesionale. Tregoni përvojat tuaja! Mendja nuk ndahet nga trupi, prandaj mos hezitoni të konsultoheni për çfarëdo vështirësie që keni e që ndërlidhet me SHM. Sa më herët aq më mirë. Ne punëtorët e SHM jemi me ju në çdo kohë dhe në çdo qendër regjionale të RK”, ka shkruar Ulaj.