Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Jusuf Ulaj ka ironizuar me aderimin e këngëtarit, Migjen Kelmendi në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan Gazeta Insajderi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ulaj ka shkruar se “RTK-së e Batonit iu paska ngjitë edhe Rrokumi-i. Kot e keni”.
Gjurmët e tij Migjen Kelmendi do t’i vazhdojë tash e tutje në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Treni i tij i është bashkuar karvanit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për ta luftuar korrupsionin dhe nepotizmin.
Nuk dihet çfarë ere e dërgoi Kelmendin, në frymën e PDK-së, mirëpo ai deklaroi se gjatë luftës në Kosovë, nuk e kishte njohur shefin e tij më të ri, Kadri Veselin, shkruan Gazeta Insajderi.