Neuropsikiatri, Jusuf Ulaj, ka reaguar ndaj shitjes së barnave me banderola të Serbisë, nëpër barnatoret kosovare.
Sipas tij, këto barna nuk janë të sigurta pasi sjellën nga kontrabanduesit serbo-shqiptarë dhe nuk dihet si ruhen dhe sjellën deri në Kosovë.
“Mos pini medikamente me banderola të Serbisë sepse nuk janë të sigurta. I sjellin kontrabanduesit serboshqiptarë – nuk dihet si ruhen dhe transportohen derisa arrijnë në “barnatoret klandestine” në Kosovë”, ka shkruar Ulaj.
Tutje, Ulaj ka shtuar se çdo ditë hasë në barna me banderola serbe që i sjellin pacientët.
“Para së t’i blejni shikoni banderolat – duhet me qenë të Republikës sonë e jo “Republika Serbija”. Çdo ditë shoh paketime që sjellin pacientët me banderola serbe. Sot e kisha rastin nga Suhareka me dy të tilla”
“Ndoshta një ditë inspektorët farmaceutik do të kryejnë obligimin e tyre ligjor!”, ka përfunduar Ulaj./Insajderi.com