
Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se është ulur dukshëm niveli i ujit në liqenet e Badocit dhe Batllavës.
Temperaturat e larta dhe mungesa reshjeve kanë që niveli të ndryshojë, sidomos krahasuar me stinën e pranverës
Sokol Xhafa, drejtor teknik në KUR “Prishtina” ka thënë për Tribuna Channel se në këto ditë është e vështirë për të kryer furnizimin e duhur me ujë, mirëpo meqë po bashkëpunojnë me fabrikën në Shkabaj po arrijnë me sukses që furnizimi i Prishtinës të bëhet për 24 në ditë.