Ulet numri i rasteve pozitive nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ulet numri i rasteve pozitive nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Janë regjistruar 119 raste të infektuara me Coronavirus nga 2.065 testime dhe gjithashtu ka pesë të vdekur në 24 orët e fundit në Republikën e Maqedonisë Veriore, njofton Insajderi.

Në anën tjetër ka 297 pacientë të shëruar.

Nga pesë pacientët e vdekur dy janë nga Shkupi, një nga Tetova, një pacient nga Kumanova dhe një nga Prilepi.

Të gjithë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Ministria e Shëndetësisë atje informon se në shtatë ditët e fundit është ulur numri i të infektuarve të rinj dhe përqindja e rasteve pozitive me Covid-19.

Ndërsa lidhur me vitin shkollor në kushte të Covid-19, Qeveria dje vendosi që në vend të një shtatorit të fillojë më një tetor të vitit 2020./Insajderi.com