Ulje e lehtë e numrit të të infektuarve të rinj me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ulje e lehtë e numrit të të infektuarve të rinj me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rënie e lehtë e numrit të të infektuarve të rinj me COVID-19 u shënua në 24 orët e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut , kur u regjistruan 98 raste, nga gjithsej 1.253 testimet, njofton Insajderi.

Kompetentët megjithatë sërish apeluan që qytetarët t’i respektojnë masat për mbrojtje nga virusi.

Sipas raportit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësië, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 15.791. Numri i pacientë të shëruar është 13.184, ndërsa i të vdekur 648.

Për momentin numri i rasteve aktive në këtë vend arrin në një mijë e 959.

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.253 teste, ndërsa janë regjistruar 98 raste të reja me Coronavirus. Më shumë raste në Shkup- 17, Kumanovë-13, Prilep-11, Tetovë-10, Strugë-5, Veles-2, manastir-1, Ohër-3, Kavadar-4, Gostivar-7, Gjevgjeli-7, Strumicë-2, Kriva Pallankë-2, Koçan-3, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Berovë-1, Vinicë-2, Delçevë-2, Shën Nikollë-2, Resnje-2, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Dy viktimat kanë vdekur në kushte spitalore, një nga Ohri (54) dhe një nga Raadovishi (51). /Insajderi.com