Nëntitull: Kosova dakordon 10 000 për restaurimin e bedemit të shembur të Kalasë
Nën bedemet e Kalasë së Ulqinit sot u zhvillua ceremonia e zbulimit të përmendores kushtuar viktimave të tërmetit të vitit 1979, ku humbën jetën 31 qytetarë të Ulqinit, njofton Insajderi.
I propozuar nga kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ilir Çapuni, në bazë të iniciativës së qytetarëve, Mentor Llunji e Sami Flamuri, ky monument u ngrit sipas vendimit të marrë nga komuna më datë 29 qershor të vitit që kemi lënë pas.
Të pranishëm në ceremoni ishin një numër i konsiderueshem personalitetësh nga të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe familjarët e disa viktimave.
Përmendorja është vepër e arkitektit Muhamed Muharremi nga Ulqini dhe e punuar me gurë vendi nga ‘Tula Company’.
Zbulimin e kësaj përmendore e bëri ambasadori i Kosovës në Podgoricë, Ylber Hysa dhe Ambasadori i Kroacisë në Podgoricë, Veselko Grubshiq.
Gjatë fjalimit të tij përshëndetës, ambasadori kosovar Ylber Hysa kujtoi të pranishmit e vëllezërimit në të mira e të këqija.
Mu sikur atë 16 prill të 1979 kur Kosova tregoi solidaritetin e vëllezërinë për Ulqinin, sot Kosova Ulqinit i jep 10 mijë euro për ndreqjen e bedemit të shembur të Kalasë. /Insajderi.com