Ultimatumi i PAN-it ndaj Vetëvendosjes dhe LAA-së

Ultimatumi i PAN-it ndaj Vetëvendosjes dhe LAA-së

Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka bërë me dije se në takimin e së premtes që është mbajtur në mes të përfaqësuesve të partive politike, në të cilin ishte i pranishëm edhe kryesuesi i seancës konstitutive, PAN-i dha një propozim për tejkalimin e kësaj situate.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Sherifi ka thënë se PAN-i ka shprehur gatishmëri të bëjë kompromis duke hequr dorë nga kandidimi i Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, për të propozuar një kandidat tjetër, me kusht që Lëvizja Vetëvendosje! dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Ai ka treguar se këtë ofertë LV-ja dhe LAA-ja do ta kenë në dispozicion deri më 9 gusht, kur është caktuar takimi i radhës konsultativ për datën e seancës.

Sherifi ka thënë se LV-ja dhe LAA-ja nuk kanë koalicion sikurse në 2014-n.

“Meqë nuk arrijnë ta bëjnë mazhorancën vetë, po dëshirojnë ta pengojnë konstituimin e Kuvendit duke e penguar zgjedhjen e Veselit kryeparlamentar”, është shprehur Sherifi.