‘Unë jam gati me u sakrifiku’ – Bujar Rogova bën thirrje të shkohet në Siri

‘Unë jam gati me u sakrifiku’ – Bujar Rogova bën thirrje të shkohet në Siri

Bujar Rogova nga Gjakova, i cili ditë më herët është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për shkak të mbështetjes ndaj Iranit dhe thirrjes së tij për hakmarrje kundër Amerikës pas vrasjes së gjeneralit, Qasem Soleimani.

Në një video tjetër të siguruar nga Indeksonline, Bujar Rogova, shihet duke biseduar në rrjetin social Facebook me një person që e quan tezak, ku haptas bën thirrje për të luftuar, në Siri.

“Deri qetash ju prita me ato fjalë jo tezaku jem se jo ti po as ISIS-i n’Bagdad s’ka mujt me më nal e jo ni Safet K…” dëgjohet duke biseduar Bujar Rogova.

Ai më tej përmend shkatërrimin e tyrbeve që po bëhen në Siri nga ana e ISIS dhe bën thirrje për të shkuar për të luftuar në Siri.

“Hajdi bre burra bahmi krejt bashk, shehlert le ta japin fetven se tyrbet e baballarëve po dojn me u shkatërru po dojn me u prish, hajde shkojna ta derdhim gjakun”.