“Unë nuk kam problem me Thaçin, Kosova ka problem me të”

“Unë nuk kam problem me Thaçin, Kosova ka problem me të”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka kritikuar në Kuvend Nisma-n dhe AAK-në se po e mbrojnë presidentin Thaçi më shumë sesa vetë deputetët e PDK-së.

Ai mes tjerash ka thënë se ai nuk ka problem personal me Hashim Thaçin, ai ka shtuar se Kosova ka problem me të.

Unë nuk kam asnjë arsye për të kundërshtuar Thaçin, e nuk kam asnjë problem personal me të. E po të kisha problem personal do ta zgjidhja në mënyrë personale me të. Unë nuk kam problem me Thaçin, Kosova ka problem me Thaçin. E pjesë e këtij problemi jeni bërë edhe ju. Është fakt që gjatë gjithë kësaj seance AAK-ja dhe Nisma e kanë mbrojtur Thaçin më shumë sesa vetë deputetët e PDK-së . Dhe ju jeni bërë paterice e tij duke i shkuar mbrapa dhe mos na ftoni edhe neve t’i shkojmë mbrapa ati”, ka thënë Selimi. /Insajderi. com