UNICEF: Vaksinimi i tërë popullatës kundër COVID’19 – operacioni më i madh

UNICEF: Vaksinimi i tërë popullatës kundër COVID’19 – operacioni më i madh

Programi i UNICEF-it në Kosovë ka deklaruar se janë duke u kujdesur që të ketë një shpërndarje të sigurt të shiringave para se të arrijnë vaksinat anti-COVID’19, që janë paralajmëruar të mbërrijnë në Kosovë pas darkës, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook, UNICEF thotë se vaksinimi i tërë popullatës kundër kësaj sëmundjeje do të jetë operacioni më i madh i prokurimit dhe furnizimit të vaksinave në histori.

“COVID-19 është një problem global dhe #COVAX është një zgjidhje globale. Vaksinimi i tërë popullatës botërore kundër kësaj sëmundjeje do të jetë operacioni më i madh i prokurimit dhe furnizimit të vaksinave në histori. UNICEF, European Union Kosovo dhe partnerët, po punojnë për të siguruar që asnjë vend të mos mbetet prapa”, thuhet në njoftim.

“Është thelbësore që të ketë furnizime adekuate të shiringave tashmë të vendosura para se të vijë vaksina, në mënyrë që vaksina të administrohet në mënyrë të sigurt. 712,800 shiringa dhe 7,125 kuti sigurie për asgjësimin e shiringave janë siguruar përmes mbështetjes së partnerëve”, shkruhet në kumtesën e UNICEF-it në Facebook. /Insajderi.com