Universiteti i Prishtinës nesër hapë konkursin për regjistrimin e studentëve

Universiteti i Prishtinës nesër hapë konkursin për regjistrimin e studentëve

Universiteti i Prishtinës nesër, ditë e premte, hapë konkursin e afatit të dytë për regjistrimin e studentëve të rinj në tri nivelet e studimit: bachelor, master dhe doktoratë.

Për regjistrim të studentëve në të tri nivelet, janë të lira mbi 3,500 vende.

Prorektori për Mësim dhe Cështje të Studentëve, Hysen Bytyqi  ka thënë se vendimi  i Ministrisë së Arsimit për rritjen e numrit te studentëve në Mjekësi është duke u zbatuar që nga e hëna, me 75 studente  në programin Mjekësi e Përgjithshme dhe 59 studentë në Infermieri.

“Do të shpallen për aplikim të kandidatëve 150 programe studimore, prej tyre 70 në nivelin bachelor, 65 në master dhe 15 programe për studime të doktoratës. Numri i përgjithshëm i studentëve apo i vendeve të lira janë gjithsej 3534 vende. Në nivelin master do të jenë 2425 studentë dhe 116 studentë në studimet e doktoratës”, ka thënë për Radio Kosovën prorektori Bytyqi.