![Universitetit “Hasan Prishtina” i shtohen edhe 6 mijë studentë të rinj](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/10/B3324464-B37D-4087-A6A7-1228F196837A-730x440.png)
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka organizuar “Ditën e orientimit të studentëve të rinj”. Qëllimi i këtij aktiviteti është të mirëpresin studentët e rinj dhe t’i orientojnë ata nëpër fakultetet përkatëse.
Me këtë rast rektori i Universiteti të Prishtinës, Marjan Dema, u shpreh se Universiteti i Prishtinës është lider në trojet shqipfolëse.
Ai theksoi se pikërisht ishin studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët u vunë në kërkim të demokracisë dhe ngritën zërin e dijes.Ndërsa si folës motivues për studentët e rinj, Universiteti i Prishtinës kishte zgjedhur aktorin e mirënjohur, Fatmir Spahiu, i cili tregoi copëza nga rrëfimi i tij për ditën e parë të studimeve.Aktiviteti përfundoi me një program artistik i organizuar nga studentët aktual. Kujtojmë se ky është viti i dytë që Universiteti i Prishtinës ka organizuar “Ditën e orientimit të studentëve të rinj”.