UNMIK reagon për sulmin ndaj Xharrës

UNMIK reagon për sulmin ndaj Xharrës

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin ka dënuar sulmin ndaj politikanes dhe ish-gazetares Arbana Xharra.

Përmes një deklarate, Tanin ka thënë se autorët e sulmit ndaj Xharrës duhet të japin përgjegjësi para ligjit.

“Unë e dënoj fuqimisht sulmin kundër Arbana Xharrës, i uroj asaj një shërim të shpejtë. Autorët duhet të përballen me ligjin”, ka thënë Tanin, njofton faqja zyrtare e UNMIK-ut në Twitter.

Xharra u sulmua rëndë në mëngjesin e së shtunës në parkingun e banesës së saj në Prishtinë. /Insajderi.com