
Përfaqësuesja e Përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Maria Suokko, ka shprehur vendosmërinë e UNDP-së për ta vazhduar bashkëpunimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kabinetin e tij në avancimin e agjentit të zhvillimit të Kosovës në përputhje me aspiratën e saj të integrimit evropian, njofton Insajderi.
Një gjë të tillë Suokko e bëri me anë të një letre që ia dërgoi Kurtit.
“Kërkoj takim me të gjithë Ministrat e sapoemërtuar për të shqytuar mundësitë konkrete për UNPD për të rritur më tej mbështetjen tonë për të mirën e popullit të Kosovës”, thuhet në letrën e Suokkos për Kurtin.
Një letër të ngjashme Kurti e mori edhe nga Drejtoresha e Lartë e Përhershme në Institutin Demokratik Kombëtar në Kosovë (NDI), Nancy Soderberg, ku në emër të institutit, ambasadorja është shprehur se do ta thellojnë punën e tyre në udhëheqjen e Kurtit për të forcuar kapacitetet e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në emër të institutit Demokratik Kombëtar ju përgëzojmë për mandatin tuaj të ri si kryeministër i Kosovës”. /Insajderi.com