UP dhe AAB, universitetet më të mira në trojet shqiptare

UP dhe AAB, universitetet më të mira në trojet shqiptare

Universiteti I Prishtinës vazhdon t’i prijë listës së universiteteve shqiptare, I pasuar menjëherë nga Kolegji AAB, si institucioni më I cituar jopublik në trojet shqiptare, duke lënë prapa të gjitha universitetet publike dhe jopublike nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Lista ku përfshihen 6 mijë universitete botërore, ndryshe nga rangimi në Webometrix ku rangohen rreth 30 mijë sosh, bazohet në publikimet dhe hulumtimet shkencore të institucioneve të arsimit të lartë.

Ky rangim u publikua në ediocionin e shtatë të janarit 2019 sipas citimeve në Google Schoolar.