Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, ka kundërshtuar vendimin e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, njofton Insajderi.
Sahiti për KALLXO.com ka dhënë arsyet se pse nuk do të respektojnë një vendim të tillë janë se vendimi bie ndesh me kuotat e përcaktuara nga AKA dhe se bazuar në informatat nga dekania e Mjekësisë, ky Fakultet nuk ka kapacitete për më shumë studentë se numri i përcaktuar nga AKA.
Rektori shtoi se nëse UP do ta përfillte këtë vendim, pa dyshim se do të rrezikohej akreditimi i programeve të Mjekësisë por edhe akreditimi institucional i UP-së.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj e ka përkrahur propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë për vitin akademik 2020/2021.
Likaj vendimin e ka marrë sot dhe në të ka shkruar që të rritet numri për 50 studentë në Mjekësi të Përgjithshme./Insajderi.com