Universiteti i Prishtinës është riakredituar edhe për pesë vite.
Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina”, ka marrë akreditim edhe për pesë vitet e ardhshme, pas vendimit për riakreditim nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë.
Në mbledhjen e 25 qershorit është marrë vendim për riakreditim, lajm që e ka gëzuar rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj i cili është shprehur se Universiteti i Prishtinës mbetet lider i arsimit në Kosovë dhe që ka shënuar përparime të mëdha.
Demaj falënderoi stafin akademik dhe administrativ, menaxhmentet e fakulteteve, studentët dhe partnerët për punën e palodhshme të bërë për ngritjen e cilësisë së institucionit, si dhe akreditimin e tij në veçanti.
Ekspertët kanë mbajtur takime dhe e kanë vlerësuar UP-në në nivele të ndryshme, duke filluar nga ai menaxherial, akademik dhe administrativ, si dhe nivelin e studentëve. /Insajderi.com/