Uran Ismaili: Albin Kurtit i pengon historia e UÇK-së

Uran Ismaili: Albin Kurtit i pengon historia e UÇK-së

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, “Albin Kurtit, i pengon historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lidhja e saj me PDK-në”, pasi thotë se ai nuk ka hise në të, njofton Insajderi.

Sipas tij, Kurti ka ngritur paralele me vizitën e tij në veri të Mitrovicës me atë në Skenderaj.

Ndaj, Ismaili i shpreh se kjo nuk është veç dashakeqësi, por është edhe tepër e rrezikshme për të kaluarën dhe të ardhmen e popullit të Kosovës.

“Kurti e ka vizituar Skenderajn edhe të tjera herë, dhe kurrë s’ka pasur probleme. Por, sot e vizitoi pas Veriut, me policë më shumë se në Veri. Sepse, dëshiroi të tërhiqte paralele mes Skenderajt dhe Veriut. Ky ishte qëllimi i tij, t’i krahasonte votuesit tanë me ata të Kralevës dhe me huliganët serbë në Veri.  Skenderajn e UÇK-së, të dhimbjes e krenarisë shqiptare, ky njeri nuk do të mund ta poshtërojë dhe nënshtrojë asnjëherë, sado që të provojë. Përkundrazi. Kushdo që e ka tentuar këtë, e ka poshtëruar historia”, ka shkruar ndër të tjera Ismaili në Facebook./Insajderi.com