“PDK-ja mbanë qëndrim”

Uran Ismaili: Gjendja politike ka ndërruar, por jo në PDK – Nuk futemi në koalicion

Uran Ismaili: Gjendja politike ka ndërruar, por jo në PDK – Nuk futemi në koalicion

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur rreth mundësisë së inkuadrimit të PDK-së në qeverisje.

Në emisionin “Debat Plus”, në Tv Dukagjini, Ismaili është shprehur se “nuk do të futemi në qeverisje”, njofton Insajderi.

“Po është e vërtetë se ka ndërruar gjendja politike, por jo në PDK, ne nuk futemi në qeveri, përcaktimi jonë ka qenë që nga fillimi të mbesim në opozitë”.

Më pas Ismaili ka thënë së “edhe përkundër kërkesave të qytetarëve që të futemi dhe ta rregullojmë gjendjen, për shkak të eksperiencës që kemi, ne nuk futemi, por krahas kësaj kemi përkrahur iniciativa dhe kemi porpozuar të tilla për qeverinë”.

“Kjo është mënyra jonë që ta ndihmojmë qeverinë, dhe po dëshmojmë se jemi konstruktiv edhe në opozitë”.

Qëndrimin e PDK-së, për mosinkuadrim të tyre në qeverisjen aktuale, përveç Ismailit e kanë përsëritur edhe zyrtarë tjerë të PDK-së./Insajderi.com