Uran Ismaili: Javën e ardhshme funksionalizohet projekti për Spitalin e Prishtinës

Uran Ismaili: Javën e ardhshme funksionalizohet projekti për Spitalin e Prishtinës

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Isamili ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka edhe më shumë projekte për të përmirësuar jetën e qytetarit në veçanti në sektorin që ky udhëhoqi për 18 muaj.

Ismaili ka thënë se javën që vie do të nis funksionalizimi i projektit për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.

”Po ka projekte që priten të përfundojnë që kanë nisur më herët. Është projekti i Spitalit të Prishtinës, kemi përfunduar një kontratë nga Ministria e Administratës për fizibilitetin detal të Spitalit të Prishtinës, është hera e parë që bëhet një hap drejt ndërtimit të Spitalit të Prishtinës”, tha ai në Magazinën Zgjedhore, shkruan Insajderi.

”Prishtina është mëkat që nuk e ka një spital të vetin, në këtë situatë qytetarët duhet të përballen me pritje të gjata në QKUK. Kemi nevojë që qytetarët e Prishtinës ta kenë spitalin e tyre sic e kanë Prizreni, Mitrovica, etj. Edhe kjo do të jetë një lajm shumë i mirë për qytetarët e Prishtinës sepse po bëhet funksionalizimi i projektit të Spitalit të Prishtinës”.

insajderi.com