Uran Ismaili kritikon ashpër Qeverinë Hoti n lidhje me menaxhimin e pandemisë

Ish-ministri i Shëndetësisë njëkohësisht deputeti i PDK-së ka kritikuar ashpër Qeverinë Hoti.

Uran Ismaili kritikon ashpër Qeverinë Hoti n lidhje me menaxhimin e pandemisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka kritikuar ashpër Qeverinë Hoti për masat e paralajmëruara kundër përhapjes së virusit COVID-19.

Ismaili ka thënë se si shoqëri dhe shtet, Kosova nuk guxon të jetë e para për nga dështimi, me numrin me të lartë të të infektuarve në 100 mijë banorë

Vetizolimi shtatë ditor për personat që kthehen nga Shqipëria sipas Ismailit është i papranueshëm.

Kosova po përballet me numër të madh të rasteve me Coronavirus. /Insajderi.com/

Postimi i plotë:

 

Rritja e pandalshme e rasteve me Covid-19 në Kosovë, me shifra gjithnjë më të larta, është duke e kërcënuar seriozisht shëndetin e qytetarëve, sistemin shëndetësor dhe ekonominë e vendit.

Për fat të keq, kjo gjendje e rëndë nuk është duke e alarmuar Qeverinë, e cila fillon punën me disa vendime dhe e përfundon me vendime të tjera, asnjëra prej të cilave nuk po rezulton suksesshëm në menaxhimin e pandemisë.

Si shtet, si shoqëri, ne nuk guxojmë të pranojmë të jemi të parët për nga dështimi, me numrin më të lartë të të infektuarve për 100 mijë banorë dhe me një vdekshmëri në rritje.

Është e pafalshme që kjo gjendje abnormale të trajtohet nga Qeveria si gjendje normale.

Është për keqardhje dhe e papranueshme se si Qeveria Hoti vendos masa, heq masa, kufizon qytetarët, liron qytetarët, pavarësisht numrit të të infektuarve. Është një kaos i vendimeve politike në luftën kundër pandemisë.

Tani, po shohim edhe vendime për masa të vetë-izolimit për këdo që udhëton në Shqipëri. A mos në mostrën e testimeve po dalin se të infektuarit kanë qenë vizitorë në Shqipëri, apo ky është më shumë për një shoë politik? Cilat të dhëna çuan në këtë vendim?

Kosova sot ka nevojë për një strategji kombëtare, me të cilën do të diheshin qartë hapat për luftimin e pandemisë dhe roli e përgjegjësia e institucioneve në nivel qendror dhe lokal.

Qytetarët kanë nevojë për vendime që do të rezultonin në uljen e të infektuarve. Me vendime “sot për nesër”, pa asnjë rezultat, nuk luftohet pandemia