Uran Ismaili shërohet nga Coronavirusi

Uran Ismaili shërohet nga Coronavirusi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka njoftuar se është shëruar nga Coronavirusi, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Ismaili ka lutur qytetarët që t’i mbajnë maskat dhe distancën fizike për t’u mbrojtur nga virusi.

“Pas më shumë se dy javë izolimi të plotë e të lodhshëm, fatmirësisht vajza ime Uma, gruaja Arizona dhe unë dolëm negativë në testin për COVID-19. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet përkrahëse”.

“Me mirësinë tuaj, na dhatë më shumë forcë që ta tejkalojmë më lehtë këtë sfidë të vështirë me virusin. Ju lus të gjithëve që t’i vendosni maskat dhe ta mbani distancën, që të mbroni veten dhe të tjerët. Zoti ju bekoftë dhe shërim të shpejtë të gjithë të infektuarve”, ka shkruar ai. /Insajderi.com