
Ish Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar përsëri rreth udhëzimit administrativ me anë të cilit rregullohen çmimet e barnave, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Ismaili ka theksuar se “barnat e shtrenjta për një kohë të gjatë e kanë dëmtuar qytetarin e Kosovës, prandaj udhëzimi administrativ që rregullon dhe ulë çmimin e barnave duhet sa më shpejt të jetësohet, e jo të zvarritet”.
Lidhur më këtë rast, Ismaili, ka bërë edhe një krahasim me çmimet e barnave në vendet tjera të rajonit, e ku sipas tij, vetëm në Kosovë për shkak të mungesës së jetësimit këtij udhëzimi, çmimet e barnave janë shumë më të larta.
Ismaili, ka qenë shumë kritik pas një vendimi të ministrit aktual, Armend Zemaj, që ky udhëzim administrativ i përpiluar nga kohe e Ismailit sa ishte Ministër i Shëndetësisë, të anulohet.
Aktualisht ky udhëzim administrativ, është duke u rishqyrtuar në disa pika të përmbajtjes së tij./Insajderi.com