Uran Ismaili zyrtarizon kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës

Uran Ismaili zyrtarizon kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka vendosur që të hyjë në garë për kryetar të Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ismaili.

Ai ka thënë se po futet në këtë garë për t’ia kthyer Prishtinën qytetarëve , pasi sipas tij, kryeqyteti “për një kohë të gjatë vuan nga një dhimbje konstante, si pasojë e dështimit të partive politike”.

“Nën flamujt dhe llogot partiake u kërkua vota e u fitu pushteti, por për 20 vite Prishtina u trajtu si treg i madh pronash e si koeficient për ndërtime e mbindërtime. Qyteti u trajtu pa vizionin e duhur dhe pa ndjeshmërinë e kërkuar. Me disa vizatime të cilat hidheshin në kosh të mbeturinave pas zgjedhjeve”, ka deklaruar Ismaili.

“Lagjet e Prishtinës janë tonat dhe duhet ta kthejmë vëmendjennga to. Dardania, Ulpiana, Aktashi, Kodra e Trimave, Qendra, Mati, fshatrat e Prishtinës… të gjitha janë lënë në harresë.”, kathënë ai. “Qytetin po e bëjnë të pa banueshëm nga brenda për të krijuar lagje të reja jashtë Prishtinës. Po e mbysin shpirtin e lagjeve të Prishtinës, duke shndërru lagjet tona në geto të betonizume dhetë shëmtume.”, ka shtuar Ismaili.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës në fund tregoi se në 100 ditët e ardhshme do ta shpalosë programin për Prishtinën dhe do të dëgjojë secilin qytetar, pavarësisht përcaktimit partiak.

Në fund, ai tha se janë tri gjëra të cilat nuk do t’i bëjë asnjëherë.

“1. Unë nuk do ta bëj Prishtinën edhe një arenë tjetër për betejëpolitike e për parti. Per mua identiteti më i rëndësishëm është Prishtina. Kjo është ajo që ka rëndësi.

2. Unë nuk do ta përdorKomunën për t’i shërbyer cfardo interesi politik, personal apopartiak mbi interesin e qytetarëve të Prishtinës.

3. Unë nuk do ta përdor Komunën për t’i shërbyer ndonjë interesi biznesi kundërinteresit të qytetarëve të Prishtinës.”, këto, tha Ismaili, janë tri gjëra që nuk do t’i bëjë asnjëherë.

Ismaili ka falënderuar edhe gruan e tij, Arizonën që në 15 vjetët e fundit që ai ka qenë në shërbim publik, ka qenë mbështetja më e madhe për të dhe dy fëmijët e tyre. /Insajderi.com