Uran Ismaili: Shërbimet shëndetësore kanë filluar të përmirësohen

Uran Ismaili: Shërbimet shëndetësore kanë filluar të përmirësohen

Ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismali, njëherit edhe nga radhët e PDK-së ka sqaruar se shërbimet shëndetësore kanë filluar të përmisohen.

Sipas tij përceptimi negative i qytetarëve e ka një bazë nga qeveritë e kaluara, por që sipas tij shëndetësia ka filluar të përmisohet, tha Ismali në Zonën Zgjedhore.

Ismaili tha se tashmë në bazën farmaceutike ka një sistem elektronike I cili regjistron të hyrat e barnave dhe shpërndarjet e tyre, ku sipas tij një gjë e tillë nuk ka ekzitu më parë.

“Shërbimet shëndetësore kanë filluar të përmisohet, arsyeja pse nuk vërhen tek qytetarët është për shkak të rasteve ata të cilat shkojnë shpesh në QKUK, ku ju është ngulitur në kokë ai negativitet. Ky perceptim nuk është që nuk ka bazë për shkak te udhëheqjeve të kaluar.  Më parë nuk ka pas rroga të mirë është punuar me mjete të vjetra ku kjo ka shkaktuar mendim negative, sot për një sulm në zemer nuk është nevoja të kërkohet shërbim jashtë vendit, është kriju sigurim në barna, deri më tani kem pas një sistem farmaceutikë elektronik , ku nuk kemi pas këtë  sisitem elektronike, ku nuk është ditur kah po shkojnë ato barna ku tash e kemi një sistem të tillë elektronike”, tha Ismajli në debat