Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, gjatë 25 së enjtes së 25 marsit ka njoftuar se babai i tij ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.
Njoftimin për humbjen e babait të tij, Ismaili e dha me anë të një postimi në Facebook, ku ka bashkëngjitur një fotografi me të atin tashmë të ndjerë.
“Mirupafshim Babë. Të Zotit jemi dhe te Zoti do të kthehemi. Ke qenë dhe do të mbetesh inspirimi im”, ka shkruar ai.
Ismaili është njëri nga 19 deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 14 shkurtit, për të përfaqësuar PDK-në në Kuvend. /Insajderi.com