Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar ditëlindjen e 53’t të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, njofton Insajderi.
Për dallim nga ditëlindjet e tjera, Thaçi këtë herë gjendet në Hagë, duke u gjykuar për “krime lufte” nga Dhomat e Specializuara.
Këtë gjykim e mbajtje në izolim të Thaçit, Rama e ka cilësuar si të padrejtë.
“Nuk e di sa do të zgjasë nata që ke përpara miku im i shtrenjtë, por ajo çka di njësoj si drita e diellit mbi Tiranë sot, është se agimi do të vijë përsëri, për ty e për Kosovën”, ka shkruar ndër tjerash Rama në Facebook.
Rama edhe gjatë fushatës zgjedhore i kishte dërguar Thaçit mesazh, duke i thënë se “e përqafon”, ani pse nuk e di nëse ai e dëgjon.
“Përqafime Hashim dhe jam atje, me ty sonte, kur të kujtosh dollitë e shkuara në familje, për këtë ditëlindje të pamirëseardhur nën tavanin e mallkuar”, ka shkruar Rama. /Insajderi.com
#EDHE100💐
I dashur Hashim,
nuk e di a më lexon dhe nuk di as si je e si shkojnë ditët e tua, në atë izolim krejt…Posted by Edi Rama on Saturday, 24 April 2021