Ushtarë të rinj amerikanë do t’i bashkohen NATO-s në Kosovë

Ushtarë të rinj amerikanë do t’i bashkohen NATO-s në Kosovë

Misionit të NATO-s në Kosovë do t’i bashkohen disa ushtarë të rinj, njofton Insajderi.

Për bashkimin e këtyre ushtarëve në misionin paqeruajtës, është bërë e ditur nga vetë NATO përmes një postimi në Tëitter.

Tutje në këtë kumtesë është shkruar edhe se NATO do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt për Kosovë.

“Ushtarët tanë amerikanë janë të gatshëm për mision! Trupat i kanë përfunduar përgatitjet në Iowa, ShBA, dhe do të largohen për të marrë pjesë në një angazhim paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. NATO/KFOR-i vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt për Kosovën”, shkruhet në postim. /Insajderi.com