
Ushtarët e Ushtrisë Amerikane të Trupave Alfa gjatë së premtes kanë patrulluar në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, afër fshatit Jarinje.
Siç njofton KFOR-i, gjatë kësaj vizite janë marrë informacione, mbi të cilat komandantët e Komandës Rajonale Lindore do të marrin vendimet dhe do t’i bëjnë planet e ardhshme.
“Ushtarët e Ushtrisë Amerikane të Trupave Alfa, Skuadrilja e Parë 172 e Regjimentit të Kalorësisë Malore patrullojnë vijën kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë afër fshatit Jarinje”.
“Mbledhja e informacionit nga skautët ndihmon komandantët e Komandës Rajonale të KFOR-it në Lindje të marrin vendime dhe të planifikojnë misionet e ardhshme”, thuhet në njoftimin për media./Insajderi.com