![Ushtarët e FSK-së zbarkojnë në Kuvajt bashkë me Ushtrinë Amerikane](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/05/nuk-mundesh-730x440.jpg)
Pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës bashkë me ushtarë amerikanë kanë arritur në Kuvajt.
Kuvendi i Kosovës në vitin 2020 i kishte dhënë dritën jeshile forcave të FSK-së që të marrin pjesë në misione paqeruajtëse bashke me amerikanët.
Lajmin për arritjen ne Kuvajt e ka kumtuar Ministria e Mbrojtjes.
“Kosova po kontribuon për Paqen dhe Sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes. /Insajderi.com