Ushtria amerikane trajnon shoferët e FSK-së

Ushtria amerikane trajnon shoferët e FSK-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se ushtria amerikane do të ndihmojë Forcat e Sigurisë së Kosovës edhe në një fushë, njofton Insajderi.

Në postim e ambasadës në Facebook thuhet se do të ndihmohen shoferët e FSK-së në automjete të caktuara.

“Dje ushtria amerikane ka siguruar trajnimin për shoferë dhe familjarizimin në mekanikë në Automjetin e Sigurisë dhe të Blinduar M1117 (M1117 Armored Security Vehicle). Ky trajnim mbështet FSK-në për tranzicionin 10 vjeçar. Shoferët e FSK-së tani do të ndërtojnë një plan trajnimi që ofron mundësi të mëdha të transportit për njësitë e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka publikuar edhe disa fotografi nga trajnimi i së martës i ushtarëve kosovarë dhe atyre amerikanë. /Insajderi.com