Ushtria serbe në Karaçevë – Agim Veliu jep detaje për rastin para deputetëve

Ushtria serbe në Karaçevë – Agim Veliu jep detaje për rastin para deputetëve

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, në interpelancën e thirrur sot në Kuvendin e Kosovës, ka raportuar për hyren e trupave të ushtrisë serbe në Karaçevë, njofton Insajderi.

Veliu para të zgjedhurve të popullit ka deklaruar se këtë çështje e ka trajtuar me urgjencë.

“Gjatë muajit të kaluar kemi qenë dëshmitarë të raportimit rreth rastit të hyrjes së forcave serbe në Kosovë. Duke pas parasysh ndjeshmërinë e rastit, unë si ministër, kam adresuar këtë çështje me urgjencë”, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme.

Veliu ka shtuar se për këtë temë ka folur edhe me KFOR’in e organet e tjera të sigurisë në vend.

“Fillimisht kemi biseduar me policinë, KFOR’in, këshilltari im ka biseduar disa herë vendin e ngjarjes si dhe me kërkesën e kryeministrit kjo çështje është diskutuar me pjesëtarët e sigurisë kombëtare”, ka thënë Veliu. /Insajderi.com