Mëngjesin e së martës, një grua ka raportuar në polici për një rast të dhunës në familje ndaj saj dhe pesë fëmijëve të saj nga ana e bashkëshortit, njofton Insajderi.
Policia përmes një komunikate për medie njofton se i dyshuari i kishte kërcënuar dhe u kishte kërkuar që të largohen nga shtëpia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20 në Ferizaj.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit A.D., 46 vjeçar, policia ka gjetur dhe konfiskuar:
Pesë revole modele dhe kalibra të ndryshme, dy granata dore, një elektroshok dhe pesë thika.
“Pas intervistimit dhe kompletimit të lëndës, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatë.Top of Form/Insajderi.com