Një person është arrestuar në Malishevë, për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, njofton Insajderi.
Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Malishevë dhe e njëjta është dërguar në familjen e nënës së saj”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Insajderi.com